AL / EN

ʺNdërtimi i bazës së njohurive për NMV-tëʺ Skills4MSEs 

Në aktivitetin hapës i cili u organizua në datën 7 tetor 2019 në ambientet e Tirana International Hotel u vu theksi në qëllimin kryesor të këtij projekti për zhvillimin e një strukture ndërkufitare të integruar për ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit dhe mjeteve të tjera mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe shumë të vogla, ekzistuese apo potenciale në formë elektronike dhe fizike, me fokus në :

  • Aſtësitë themelore të sipërmarrjes
  • Aſtësi komunikimi
  • Aſtësi teknologjike

Ky projekt zbatohet në bashkëpunim me :

  • Qendra e Zhvillimit të Biznesit dhe Kulturës - Greqi ;
  • Universiteti i Maqedonisë - Departamenti i Informatikës së Aplikuar,
  • Komiteti i Kërkimit i UOM (ELKE) – Greqi
  • Fondacioni Mikrofinanciar Sofia – Bullgari
  • Fondacioni ABC – Shqipëri.

Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimit Europian në kuader te programit

ʺInterreg Balkan-Mediterraneanʺ Skills4MSEs me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2020 në të gjitha zonat ku FED invest operon.

Data e publikimit: 30.05.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :