AL / EN

FED invest nje histori suksesi ne Broshuren e Impaktit te Rabo Partnership per vitet 2021-2022

 

Ekipi i FED invest-it është i nderuar për vlerësimin që i behet institucionit tonë në “Broshurën e Impaktit” të Rabo Partnership për përpjekjet tona në zgjerimin e përfshirjes financiare përmes ofrimit te zgjidhjeve digjitale. Në FED invest, ne besojmë në përdorimin e fuqisë së teknologjisë për të zhvilluar me tej komunitetet ku ne operojme, sidomos ato ne zonat rurale dhe për të shpalosur potencialin e plotë të individëve dhe bizneseve.

RRITJA DHE VLERA PËR KLIENTËT PËRMES SHËRBIMEVE DIGJITALE

Ne permbushje te misionit te tij social, FED invest udhëhiqet nga parimet e filozofise Anetari ne Qender, të inovacionit, qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale. Me mbështetjen e Rabobank dhe partnerëve të tjere strategjike dhe teknologjive inovative, institucioni yne ka thyer barrierat tradicionale të aksesit financiar, duke promovuar fuqizimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë financiare te segmenteve te perjashtuara ose te nensherbyera nga instituionet bankare. 

Infrastruktura financiare e Shqipërisë është me shumë e perqendruar drejt zonave urbane. Gjatë viteve të fundit, FED invest ka zhvilluar kapacitetet dhe burimet dhe tashmë është një institucion financiar kyç që operon në të gjithë vendin duke ofruar mundesi shërbimi te klienteles në të gjithë hapësirën rurale të Shqipërisë. Bazuar në kët themele solide, është koha që FED të investojë, të rritet e të zhvillojë qasje të reja për produkte dhe shërbime për të rritur thellësinë e shërbimeve që mund të ofrojë.

FED invest synon t'i shërbejë të gjitha segmenteve mikro dhe NVM ne zonat rurale dhe urbane, fermere dhe sipermarrje ne bujqësi/blegtori. Duke shfrytëzuar shtrirjen e tij rurale, FED invest fokusohet në zinxhirët e vlerave bujqësore, duke përfshirë ofruesit e shërbimeve të SME-ve[1]. Me mbështetjen tonë, në vitin 2022, FED invest implementoi një program shitjesh dhe shërbimesh për NVM-të për të gjitha degët me këshilltarë të dedikuar për klientët e SME-ve. Krahas kësaj, u prezantuan shërbime të reja dixhitale, si shërbimet e pagesave me Kodin QR dhe pagesat e shpejta, të lira dhe konveniente për shërbimet utilitare.

Këto programe dhe shërbime ndihmojnë FED invest për të ofruar me shume vlerë për klientët, duke i qëndruar besnik trashëgimisë se tij si nje kooperative financiare, duke i transformuar degët lokale në pika këshillimi dhe shërbimi për komunitetet rurale, të mbështetura nga qendra e dedikuar  për ekspertizë bujqësore dhe teknologjike, edukimi financiar dhe trajnime, dhe mundësitë e rrjetëzimit.

Lexo Artikullin e Plotë : Impact-Brochure-2021-2022.pdf (rabobank.com) 

Data e publikimit: 03.08.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :