Njoftim për Shtyp
Data: 21 Nëntor 2025
FED invest, MEI dhe JICA mbajtën Takimin e Dytë të Komitetit të Koordinimit për Projektin “Përfshirja Financiare dhe Zhvillimi i Biznesit me Fokus Gjinor” në Shqipëri
Tiranë, Shqipëri – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI), FED invest, Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JICA) dhe ekipi japonez i konsulencës u mblodhën në selinë e FED invest për takimin e dytë të Komitetit të Koordinimit (JCC) për të diskutuar progresin dhe hapat e mëtejshëm të Projektit për Promovimin e Përfshirjes Financiare dhe Zhvillimit të Biznesit me Fokus Gjinor dhe Përdorimin e Digjitalizuar të Shërbimeve Financiare në Shqipëri. Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e bizneseve të vogla rurale, fermave familjare, promovimin e te rinjve dhe grave sipërmarrëse, duke përmirësuar aksesin në shërbime financiare digjitale dhe instrumente për zhvillimin e biznesit. Gjatë takimit u miratua plani i punës dhe prioritetet për gjysmën e parë të vitit 2026.
- Perlat Sulaj, Administrator i FED invest, theksoi rëndësinë e Projektit në mbështetje të sipërmarrësve ruralë të Shqipërisë dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së Qendrës ABA në funksion të zhvillimit të agrobiznesit. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të tre palëve për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të siguruar që ky Projekt të mbetet një nismë kyçe për zhvillimin ekonomik rural të vendit.
Znj. Xhoana Hudhra nga Drejtoria e Politikave të Promovimit të Biznesit në MEI referoi në emër të Zv/Ministrit të MEI. Ajo theksoi se ky Projekt është në përputhje me prioritetet strategjike të MEI, veçanërisht në forcimin e sektorit të agrobiznesit dhe rritjen e mundësive për eksport të produkteve shqiptare. "Ky Projekt është një mjet i rëndësishëm për promovimin e përfshirjes financiare dhe zhvillimit të biznesit për bizneset rurale, fermerët e vegjël e të mesëm dhe gratë sipërmarrëse. Ne jemi të krenarë që mbështesim këtë nismë, e cila është plotësisht në përputhje me angazhimin e MEI-t për të krijuar një mjedis agrobiznesi më konkurrues dhe më të qëndrueshëm," deklaroi Zonja Hudhra.
Znj. Megumi Hirose, Drejtoreshë e Lartë e Zyrës për Barazinë Gjinore dhe Zvogëlimin e Varfërisë në Zyrat Qendrore të JICA-s, ofroi informacione të rëndësishme nga vizitat e saj të fundit në terren në Shqipëri, ku ajo zhvilloi takime me fermerë dhe sipërmarrës lokalë. Ajo theksoi besimin në rritje për shërbimet e FED invest-it dhe ABA-s, duke vënë në dukje rolin kyç të ABA -s në lidhjen e shërbimeve financiare me ato jofinanciare. "Gjatë vizitave të mia, takova fermerë dhe operatorë të agroturizmit që shprehën pritshmëri të larta për zhvillimin e mëtejshëm të ABAs. Ata e shohin ABA-n si një shërbim të domosdoshëm për përmirësimin e aksesit në treg dhe rritjen e zhvillimit të biznesit," tha Zonja Hirose. Ajo gjithashtu theksoi se përpjekjet e FED invest-it për të lidhur sipërmarrësit ruralë me shërbime financiare jetike, së bashku me rolin e MEI-t për forcimin e lidhjeve të tregut, janë të rëndësishme për suksesin e Projektit.
- Chigiru Yamashita, Përfaqësuesi Kryesor i Zyrës së JICA-s për Ballkanin, shprehu angazhimin e JICA-s për të mbështetur këtë Projekt si një nismë kyçe në kuadër të Iniciativës së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor. "Shpresojmë që ky Projekt do të kontribuoni në krijimin e një të ardhmeje më të përfshirë dhe të fuqizuar digjitalisht për Shqipërinë, veçanërisht për komunitetet e saj rurale dhe bujqësore," tha Z. Yamashita.
- Sulaj përfundoi takimin duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes MEI, JICA dhe FED invest për të siguruar suksesin e Projektit. Ai shprehu besimin se ky partneritet trepalësh do të mundësojë krijimin e një mjedisi biznesi gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar për sipërmarrësit ruralë dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve më të gjera ekonomike të Shqipërisë.
Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni:
FED invest
Email: info@fedinvest.al
Web: www.fedinvest.al