AL / EN

FED invest mbështet me kredi fermerët për mbjelljen e grurit

FED invest financon të gjithë fermerët me një kredi të dedikuar për mbjelljen e grurit, në plotësim të skemës kombëtare

FED invest, kooperativa më e madhe financiare, jo-fitimprurese  në vend, është  promotori kryesor i mbështetjes së sipërmarrjes në zonat rurale, ku mbulon me shërbime financiare dhe jo-financiare më shumë se 3000 fshatra, duke u ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë. Lidhja dhe besimi 30 vjeçar me komunitetin rural e bën FED invest lider të financimit agri në Shqipëri.

SHKK FED invest ka 64 degë dhe një shtrirje territoriale në të gjithë vendin, duke u shërbyer mbi 85 000 anëtarëve, me shërbime të nivelit bankar. Portofoli i kredisë zë vlerën e 5.5 miliardë lekë, ku sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë mban peshën kryesore të financimeve. Si partner i specializuar i financimit në bujqësi, FED invest është mbështetës i Agro Biznesit me një gamë të gjerë produktesh financiare dhe jofinanciare, të përshtatur sipas segmenteve dhe nevojave të sektorit të bujqësisë dhe anëtarëve.

Këtë vjeshtë, gjatë gjithë muajit tetor dhe nëntor, FED invest ofron për fermerët, përfitues ose jo të skemës së subvencioneve të grurit, produktin më të ri:

Kredi e dedikuar për mbjelljen e grurit”.

Kjo kredi është konceptuar me kushte speciale si:

  • Norma interesi më e ulët në treg;
  • Transhe (disbursime pjesore) sipas nevojave;
  • Aprovim i shpejtë dhe pa kolateral;
  • Zero komision disbursimi;
  • Pa pagesa të ndërmjetme;
  • Vetëm një pagesë kësti në fund të periudhës, pas shitjes së prodhimit.

Nga data 1 - 23 Shtator ishin me shumë se 8000 fermerë që kanë aplikuar për skemën kombëtare “Mbështesim prodhimin e grurit në vend”, për të përfituar shumën prej 30 mijë lekë/hektar nga skema e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Në sinergji dhe plotësim të kësaj skeme, FED invest mbështet me financime për mbjellje gruri gjithë fermerët e interesuar, përfitues ose jo të subvencionit. Përfituesit e financimit  do të jenë fermerë individualë, Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizikë ose juridikë.      

Për më shumë infomacion dhe detaje mbi këtë produkt vizitoni faqen tonë te ëebsitit dhe rrjetet tona sociale ose na telefoni në numrin 069 70 60 000.

Website : www.fedinvest.al  

Facebook :  @fedinvest.al

Data e publikimit: 30.05.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :