AL / EN

FED invest – Institucion i konsoliduar financiar

Të nderuar pjesëmarrës!

Të nderuar të ftuar!

E nderuar zonja  Konini!

Te nderuar delegate te asamblese se pergjithshme te FED invest.

Kam nderin qe ne emer te degeve te FED invest te rretheve Vlore dhe Sarande t’ju pershendes dhe t’ju uroj punime te mbara.

Diskutimin tim do ta perqendroj shkurtimisht ne temen e konsolidimit financiar te ketij institucioni.

Ju lutem, më lejoni t’ju rikujtoj se Institucioni yne e ka fillesen qe ne vitin 1992 ne kuader te projekteve te para kunder varferise ne zonat malore, financuar nga Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare.

Me miratimin e ligjit 8782 ne vitin 2001, per Shoqerite Kursim Kredi dhe Unionet u krijuan bazat per krijimin dhe funksionimin e SHKK-ve dhe Unionit SHKK. Kjo organizate financiare dominoi në tregun e mikro kredise per 23 vjet duke mbuluar 1/3 e fshatrave te vendit, duke dhene rreth 110,000 kredi per fermeret, duke arritur rreth 44,000 anetare dhe me nje portofol kredie 3.1 miliarde leke dhe depozita 2.7 miliarde leke.

Unioni Shkk dhe menyra e funksionimit ne vite, eshte nje mision i rendesishem, eshte prove e gjalle per impaktin dhe qendrueshmerine e modelit te biznesit ne zonat rurale. 

Duke patur nje historik te suksesshem  dhe potencial per tu  rritur, nevoja per sherbime dhe strategji te reja ne zonat rurale, lindi domosdoshmerine per konsolidimin e institucionit.Vetem ky konsolidim do te mundesonte kredi me te medha dhe game me te gjere sherbimesh, shoqeruar me nje sherbim me te shpejte per klientet. Shtylla kryesore e ketij konsolidimi vazhdon te jete  menyra kooperative e qeverisjes dhe plotesimi gjithnje ne rritje i kerkesave te anetaresise.

Per kete konsolidim u mbeshtetem fuqimisht tek eksperienca nderkombetare ku mund te permendim, RABO Bank ne Holande dhe Kredit Mutuel ne France, Banken Boterore etj.

Fale vizionit largpames te Keshillit Drejtues, si dhe ne bashkepunim te shkelqyer me partneret tane strategjik si Rabo Bank, RIAS, EFSE, JICA, KfW, Banka Boterore  dhe ne menyre te vecante Banka e Shqiperise, u arrit ne nje kohe rekord te realizohet konsolidimi financiar, licensimi nga Banka e Shqiperise me date 02 Mars 2016, realizimi i zhvillime tekonologjike te fuqishme, perfshirja ne skemen e sigurimit te depozitave, zgjerimi dhe permiresimi ndjeshem ne imazh dhe cilesi ne shume dege te reja dhe rinovimi i atyre ekzistuese te FED invest, intesifikimi i punes per rritjen e kapaciteteve te stafit me module te plota trajnimesh.

Viti 2016 ishte vertet nje gur themeli per trasformimin dhe konsolidimin historik te institucionit tone ku mund te permendim vec reformave thelbesore te funksionimit edhe rritjen e treguesve ne krahasim me 31.12.2015 si me poshte:

Rritja e numrit te anetareve ne masen 21%
Rritjen  e portofolit te kredise ne masen 13%
Rritjen e portofolit te depozitave ne masen 13%

Si perfaqësues i rretheve Vlorë dhe Sarandë nuk mund te le pa permendur efektet e konsolidimit financiar edhe ne keto rrethe. Ky rreth gjate vitit 2016 dhe tre mujorin e pare 2017 pesoi rritje te numrit te anetareve ne masen 30%, rritje te portofolit te kredise me 11%, rritje te portofolit të depozitave me 15% duke arritur pothuajse vete financimin me likujditete.

Viti 2017 i cili perkon me 25 vjetorin e rrugetimit tone ka objektiva te qarta dhe largpamese, si shtrirje ne mbi 40% te zonave rurale, rritje te numrit te anetareve  me mbi 20%, rritje te portofolit te kredise dhe depozitave ne mbi 15%.

Keto objektiva do te realizohen duke ruajtur dhe permiresuar drejtimin kooperativ, ruajtjen dhe rritjen e rolit te te zgjedhurve, duke permiresuar cilesisht infrastrukturen e teknologjise se informacionit ne pergjithesi, si dhe duke qene te afte ne treg per te shitur produktet tona dhe ruajtur treguesin cilesor.

Ne perfundim duke ju falenderuar per vemendjen shpreh besimin e plote dhe optimizmin me te madh per suksese ne punen e FED invest.                 

Ju faleminderit!

Data e publikimit: 30.05.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :