AL / EN

FED invest - UBT DITA E FINANCËS RURALE – NJË DITË MËSIMI NDRYSHE

 

           Më datë 23 Maj 2022, u zhvillua një takim me studentët e vitit të dytë që ndjekin programin Bachelor ne degën "Financë - Kontabilitet", Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA) pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe të drejtuesëve të FED invest, Z. Perlat Sulaj dhe Z. Behar Gjoni,  në kuadër të një tradite të krijuar nga pedogoge Prof.Dr. Magdalena Bregasi me tematikë "Dita e financës rurale – një ditë mësimi ndryshe".

          Ky bashkëpunim shënon takimin e 5-të ndër vite me studentët. Ashtu si edhe në takimet e viteve të kaluara takimi u zhvillua në një frymë interaktive dhe shkëmbimet mbresëlënëse të ideve. Në këtë takim, studentët prezantuan punimet e tyre  duke pasqyruar sektorin e mikrokredisë në territorin shqiptar si dhe një panoramë mbi praktikat më të mira të institucioneve te mikrofinancës, përfshirë dhe Shoqërine e Kursim Kreditit – SHKK FED invest.

            Më pas studentët ndoqën me vëmendje leksionin "Një Ditë Mësimi Ndryshe" nga Z. Perlat Sulaj, CEO FED invest, mbi shërbimet financiare dhe digjitalizimin për fermerët dhe Z. Behar Gjoni, Drejtor i Biznesit në FED invest mbi shërbimet jo-financiare për fermerët të ofruara nga Qendra ABA - Agro Biznes Asistencë.  

           Synimi i këtij aktiviteti që përputhet me programet mësimore është lidhja me jetën reale dhe orientimin e studentëve në tregun e punës me fokus shërbimet financiare në zonat rurale. Praktikat mësimore janë të rëndësishme për kurrikulën dhe formimin në tërësi të studentëve. Për këtë arye FED invest ka vite që ju ofron studentëve të UBT-s praktika pune të ndryshme në Institucion.

FED invest promovon të gjithë të rinjtë dhe për më tepër ofron mundësi punësimi për djemtë dhe vajzat të cilët ndoqën leksionin e hapur dhe shprehën interes në tregun e punës me fokus mikrofinancën dhe Agrobiznesin.  

Studentët mund të vizitojnë faqen e karrierës https://www.fedinvest.al/publikime/ për vendet vakante dhe pozicionet e reja në FED invest.

Shpërndaj në rrjetet sociale :