AL / EN

Faza e III-të Partneriteti Publik Privat EFSE - FED Invest - Qeveria Holandeze dhe Rabobank

5 Tetor 2021 shënoi një fazë te re që promovon zhvillimin ekonomik rural në Shqipëri.

FED invest, Shoqëri Kursim-Krediti, më e madhja në Shqipëri do të vazhdojë bashkëpunimin edhe për 3 vite me partnerët e saj ndërkombëtarë si; Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Fondi Evropian për Evropën Juglindore – EFSE dhe Rabo Partnerships.

Partneriteti synon të zgjerojë përfshirjen financiare dhe forcimin e zinxhirëve të vlerës bujqësore përmes shtimit të produkteve dhe shërbimeve të reja, duke mundësuar oportunitete të reja digjitale të zhvilluara kohët e fundit në FED invest si pjesë e misionit të tij për t'i shërbyer ekonomisë rurale të Shqipërisë.

Faza e re e partneritetit është projektuar për të mbështetur FED invest në realizimin e strategjisë së tij të rritjes; për të zhvilluar produkte e shërbime të reja bazuar kryesisht në mekanizmat digjitale, dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e bazës së klientëve të FED invest. Në mënyrë efektive kjo do të përkthehet në vënien në dispozicion të shërbimeve financiare për një pjesë më të madhe të popullsisë (rurale), rritjen e gamës së shërbimit të investimeve të FED për anëtarët e tij ,prezantimin e programeve me fokus grupe të veçanta dhe vendosjen e shërbimeve të pagesave për përdorim të përditshëm nga anëtarët, si dhe përgatitja e shkallës së shtuar të operacioneve në drejtim të organizimit, kapitalizimit dhe aksesit në tregjet financiare.

FED invest së bashku me partnerët e projektit janë shumë krenarë që vazhdojnë marrëdhëniet që prej vitit 2014, duke siguruar ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë rurale shqiptare. Faza e re e partneritetit filloi përmes një takimi të parë të komitetit drejtues me të gjithë partnerët e projektit më 5 Tetor 2021.

 

Rreth FED invest

FED invest është një Shoqëri Kursim Krediti dhe është institucioni i parë pionier mikrofinanciar i krijuar në Shqipëri si rezultat i një nisme pilot të Bankës Botërore në vitin 1992. FED invest përfaqëson një kooperative financiare me më shumë se 79 mijë anëtarë të shërbyer përmes 62 degëve në të gjithë vendin. Anëtarët e FED invest janë fermerët, sipërmarrësit e vegjël, familje rurale dhe urbane të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. Si një udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullsinë rurale, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 160 mijë kredi dhe gjysmë miliardë euro të injektuara në ekonomi gjatë 29 viteve të vepromtarisë. Për më shumë informacion në lidhje me FED invest ju lutemi vizitoni https://www.fedinvest.al

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës

Ministria e Punëve të Jashtme është kanali përmes të cilit Qeveria Holandeze komunikon me qeveritë e huaja dhe organizatat ndërkombëtare. Ministria koordinon dhe zbaton politikën e jashtme të qeverisë Holandeze. Ministria është e ndarë në dy entitete: selia e saj në Hagë dhe misionet e saj jashtë vendit (ambasada, konsullata dhe përfaqësime të përhershme). Më shumë informacion: https://www.government.nl/ministries/ministry-of-foreign-affairs/about-the-ministry

Rabo Partnerships B.V.

Rabo Partnerships (RP) agjenci e plotë e Rabobank, bankë kjo kryesore holandeze F&A (Food dhe Agri), do të jetë ofruesi kryesor i ekspertizës në këtë projekt. Misioni i RP është të sigurojë përmirësimin e shërbimeve financiare duke përdorur parime bashkëpunuese dhe ekspertizë bankare.

RP dëshiron të arrijë tek të pashërbyerit qoftë nëse janë pronarë të vegjël, SME të vogla (Ndërmarrje të vogla apo mikro) apo individë privatë. Për këtë qëllim ajo ofron shërbime konsulence.

Si partner strategjik, RP ndihmon institucionet financiare dhe organizatat donatore në realizimin e ambicieve  strategjike përmes transformimit të sektorit financiar duke krijuar institucione të qëndrueshme që u shërbejnë zonave rurale dhe atyre të pashërbyera. Si pjesë e Grupit Rabobank, RP krijon partneritete strategjike që shtrin rrjetin ndërkombëtar të Rabobank në tregjet në zhvillim duke besuar fuqishëm në rëndësinë e agro-potencialit të ekonomive vendore. Për më shumë informacion mbi Rabo Partnerships B.V., ju lutemi vizitoni https://www.rabobank.com/rabopartnerships

EFSE

Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), fond investimi,  u krijua në 2005 dhe synon të nxisë zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik në Evropën Juglindore dhe Rajonin e Fqinjësisë Lindore duke investuar në suksesin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet. Meqenëse aksesi në shërbimet financiare është kyç për zhvillimin e këtij segmenti, EFSE fokusohet në ndihmën e aktorëve financiarë lokal për të forcuar aftësinë e tyre për të siguruar financim të përgjegjshëm për këtë grup të synuar. Krahas aktiviteteve investuese përmes partnerëve lokal, EFSE shumëfishon ndikimin e saj përmes EFSE Development Facility, i cili siguron asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje të tjera jofinanciare për sipërmarrësit dhe institucionet.

Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) u inicua nga Banka për Zhvillim - KfË me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Komisioni Evropian.

EFSE synon të nxisë zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik në 16 vende në Evropën Juglindore dhe Lindore. Meqenëse qasja në financa është çelësi për zhvillimin e suksesshëm të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), fondi kërkon të përmirësojë aftësinë e sektorëve financiarë lokalë për të siguruar financim adekuat dhe të qëndrueshëm. Megjithëse ofron fonde për familjet sipërmarrëse në formën e huave për përmirësimin situates ekonomike, EFSE siguron kryesisht financime afatgjata për NVM-të. Fondet u kanalizohen klientëve nëpërmjet huasë përmes institucioneve partnere të huadhënies.

E iniciuar nga KfË në 2005 EFSE është një nga katër programet shumë donatorëshe nën menaxhimin e saj, EFSE ishte partneriteti i parë publik-privat i këtij lloji dhe fondi i parë i menaxhuar privatisht në financat e zhvillimit për të shfrytëzuar financimin privat për  NMVM-ve në rajonin e synuar. Oppenheim Asset Management Services S.à r.l., Luxembourg vepron si Menaxher i Fondit të EFSE dhe Finance in Motion GmbH, Gjermani si këshilltar.

Për më shumë informacion në lidhje me Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutemi vizitoni: http://www.efse.lu/

Për më shumë informacion mbi Financat në Lëvizje, ju lutemi vizitoni: www.finance-in-motion.com

EFSE Njësia e Lehtësimit të Zhvillimit

Njësia e Lehtësimit të Zhvillimit e Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF) u krijua në 2006 për të mbështetur mandatin e financimit të zhvillimit të fondit. EFSE DF ofron asistencë teknike efektive, të përqëndruar dhe inovatore për të maksimizuar ndikimin dhe shtrirjen e fondit në vendet e synuara të EFSE`s. Akademia e Sipërmarrjes EFSE është një departament i EFSE DF që fokusohet në mënyrë të veçantë për t'u siguruar sipërmarrësve burimet, trajnimin, mundësitë për mbështetje financiare dhe mjete të tjera të nevojshme për t'i kthyer idetë e mira në ndërmarrje të suksesshme.

Menaxhuar nga menaxheri i ndikimit të aseteve Finance in Motion, qendra funksionon në mënyrë të pavarur nga fondi me anë të një marrëveshjeje besimi sipas ligjit të Luksemburgut. Komiteti i Njësisë së Lehtësisë së Zhvillimit, i përbërë nga anëtarë të emëruar nga Banka e Zhvillimit KfË, Banka për Zhvillim e Austrisë OeEB dhe Banka Holandeze e Zhvillimit FMO, është përgjegjës për vlerësimin dhe miratimin e të gjitha propozimeve të projektit dhe dhënien e udhëzimeve strategjike për qendrën.

Për më shumë informacion mbi Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutemi vizitoni: www.efse.lu

Për më shumë informacion mbi Financat në Lëvizje, ju lutemi vizitoni: www.finance-in-motion.com