AL / EN

“DITË FUSHORE”, me Temë: demonstrimi i praktikave të mira bujqësore në kultivimin e perimeve dimërore

Më datë 22 dhjetor 2022,  Njësia Administrative Labinot Mal, Bashkia Elbasan, Fshati Gur i Zi

Përfaqësuesit e FED invest, Oficerë Kredie dhe Këshilltarja Digjitale, Dega Elbasan, dhe Qendreë ABA, në mbështetje të aktivitetit “DITË FUSHORE”, me Temë: demonstrimi i praktikave të mira bujqësore në kultivimin e perimeve dimërore. Ky aktivitet u organizua nga UN Women, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit të përbashkët “Bashkimi Europian për Barazinë Gjinore në Shqipëri”.

Kjo ndërhyrje fokusohet te mbështetja e grave fermere në Njësinë Administrative Labinot-Mal, të cilat janë angazhuar për të punuar së bashku në zhvillimin e mëtejshëm të zinxhirit të vlerës së kultivimit dhe tregtimit të perimeve, përmirësimin e proceseve të punës, rritjen e cilësisë, rritjen e njohurive të grave mbi praktikat e mira bujqësore në teknikat e kultivimit, mbrojtjes së bimëve dhe mbështetje për prezantimin e produkteve të reja për zgjatjen e sezonit të prodhimit për të siguruar të ardhura më të larta.

FED invest, në këtë prag festash shpërndau dhurata promocionale për të gjitha gratë pjesëmarrëse në takim, si dhe prezantoi produktet dhe shërbimet e tij, si dhe shërbimet e ofruara falas për to nga Qendra ABA dhe Platforma ABA online.

Shpërndaj në rrjetet sociale :