AL / EN

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Shitësi më i mirë” i këndit Dritarja Digjitale

Në datë 8 Prill 2022, në Zyrat Qendrore të FED invest, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Këshilltari më i mirë” i  këndit Dritarja Digjitale.

Një vit më parë në Prill të 2021 filloi projekti i Dritares Digjitale me mbështetjen e Projektit FiAS (Përfshirja financiare e fermerëve të vegjël shqiptarë) një projekt bashkëpunimi teknik, mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Shqipëri, FED invest synon të përmirësojë përfshirjen financiare të familjeve të vogla fermere në Shqipëri, duke zhvilluar produkte dhe shërbime të reja financiare dhe jo financiare që i përgjigjen në mënyrë fleksibile nevojave të fermerëve. 

Në nje botë qe po ecën gjithnjë e më shpejtë drejt digjitalizimit, sidomos në fushën e shërbimeve financiare dhe në kushtet e imponuara nga pandemia, e cila e përshpejtoi më shumë këtë trend, FED invest së bashku me projektin FiAS (në bashkëpunim me JICA) konceptuan dhe lançuan shërbimin më të ri në FED invest, Dritaren Digjitale.

Organizimi i këndit digjital eshte bërë sipas parimit të “smart branch”, një koncept ky shumë popullor në degët e bankave në botë dhe që po përphapet dhe në sektorin financiar në Shqipëri, së fundmi.

Strategjia e FED invest për digjitalizim dhe Edukimin e individëve në zonat urbane dhe semi-urbane dhe sipërmarrësve të vegjël se si të përdorin shërbimet digjitale financiare dhe jo financiare, konsiderohet një nga sfidat më të mëdha për rezultatet e projektit dhe objektivat përfshirëse.

Në kuadzr të kësaj nisme është krijuar një skuadër e dedikuar me staf të mirëtrajnuar, e cila ka në fokus nxitjen e anëtarësisë në përdorimin e produkteve financiare dhe digjitale. Për të rritur përfshirjen e klientëve në këto alternativa digjitale dhe promovimin e markës FED Invest në segmente të reja, u hap një konkurs për këshilltarin më të mirë.

FED invest dhe FIAS shpallën 3 fitues, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit, promotorët e iniciativës Dritarja Digjitale, u ndanë çertifikata mirënjohjeje.

Në këtë takim morën pjesë drejtues të ekpit të konsulencës JICA si dhe të menaxhimit të FED invest, drejtues rajonalë, të cilët inkurajuan iniciativën dhe u shprehën se FED invest tashmë është i vendosur të vijojë rrugëtimin drejt ofrimit të zgjidhjeve digjitale të shpejta, praktike me kosto të ulët në shërbim të anëtarësisë.

Shpërndaj në rrjetet sociale :