AL / EN

Asambleja e IX-të e Përgjithshme e SHKK FED invest 2022

Asambleja e IX-të e Përgjithshme e SHKK FED invest 2022

Në datë 30 Maj 2022, në Budva, zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Shoqërisë së Kursim - Kreditit “FED invest. Asambleja e Përgjithshme është autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe demokratik, ku të gjithë anëtarët kanë të drejtën e votës, sipas parimit një anëtar një votë. Baza ligjore është Ligji “Për SHKK-të dhe Unionet e tyre“, Nr. 52/2016, neni 20 e vijues, Statuti, si dhe Kodi i Qeverisjes së SHKK FED invest. Asambleja e Përgjithshme e vitit 2022 është Asambleja e nëntë e shoqërisë sonë. Kjo Asamble u ndoq nga delegatët e saj, përfaqësues nga të gjitha degët.

Kjo Asamble u zhvillua pasi në të gjitha njësitë grup/bazë janë zhvilluar takimet e Mbledhjeve të Përgjithshme Vjetore, ku anëtarësia jonë është njohur me aktivitetet dhe arritjet e vitit 2021, si dhe objektivat e vitit 2022.

Në këtë mbledhje të rëndësishme për FED invest-in pati të ftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, JICA dhe Këshilli i Qarkut Vlorë. Të ftuarit përshëndetën punimet e Asamblesë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë nderoi me Certifikatën e Mirënjohjes zj. Zana Konini, si nismëtare e projektit të Bankën Botërore “Për zbutjen e varfërisë në zonat rurale”.

SHKK FED invest është Institucion i konsoliduar në të gjithë treguesit e ecurisë financiare, infrastrukturore dhe administrative. FED invest, me një trashëgimi profesionale të vyer 30 vjeçare, përfaqëson 82.000 anëtarë dhe një shtrirje të aktivitetit në 62 degë në të gjithë vendin. Në diskutimet e pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme u evidentua progresi i arritur, si dhe roli i rëndësishëm i partnerëve ndërkombëtarë.

Në fund të punimeve, u miratuan vendime të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të Institucionit.

Data e publikimit: 30.05.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :