AL / EN

24 vite nga krijimi i Unionit Shqiptar të Kursim-Kredive

24 vite nga krijimi i Unionit Shqiptar të Kursim-Kredive (2002–2026)

Më 25 janar 2026 shënohet 24-vjetori i krijimit të Unionit Shqiptar të Kursim-Kredive, pararendës i FED invest.

Unioni SHKK u themelua nga bashkimi i 60 Shoqërive të Kursim-Kreditit, me synimin për të përfaqësuar, bashkërenduar dhe forcuar një rrjet në zgjerim, në shërbim të komuniteteve lokale dhe zhvillimit rural. Që në fillesat e tij, Unioni luajti një rol kyç në rifinancimin e SHKK-ve, manaxhimin e riskut financiar dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore.

Përmes financimit të investimeve, forcimit të strukturave lokale dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, Unioni SHKK kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave rurale të vendit.

Këto vlera u trashëguan dhe u konsoliduan më tej në FED invest, i cili prej një dekade përfaqëson një model të qëndrueshëm të konsolidimit financiar dhe social.

Më shumë se 70% e SHKK-ve anëtare të Unionit SHKK u bashkuan për të krijuar FED invest.

Ky përvjetor është një moment për të nderuar kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjithë atyre që kanë qenë dhe mbeten pjesë e këtij rrugëtimi.

Data e publikimit: 26.01.2026

Shpërndaj në rrjetet sociale :