Të nderuar kolegë dhe anëtar,
Në kalendarin e mikrofinancës, data 25 Janar 2023 përkon me 21 vjetorin e themelimit të Unionit Shqiptar Kursim Kredi (USHKK) në Shqipëri, pararendësit të kooperativës më të madhe financiare në vend, sot SHKK FED invest.
Kanë kaluar 21 vite dhe si në shiritin e një filmi të vjetër bardhë e zi, sot na vijnë në kujtesë përpjekjet e vështirësitë, por sidomos nismëtarët e kredisë rurale në Shqipëri.
Mirënjohje për nismëtarët në 21 vjetorin e krijimit të Unionit Shqiptar Kursim Kredi - SHKK!!!

